Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme Greqinë. Sipas mediave helene, një sanitare shqiptare, është përdhunuar për orë të tëra. 51-vjeçarja në Petralona përjetoi për nëntë orë rresht makthin në duar e një 35-vjeçari bullgar i cili vazhdon të jetë i lirë pasi përfitoi nga koha që iu desh policisë për të hyrë në banesë. Mësohet se 35-vjeçari e tërhoqi atë me dhunë në apartamentin e tij në momentin që po pastronte disa dhoma të një hoteli në Petralona dhe e ka përdhunuar, nga ora 8:00 e mëngjesit të së shtunës, deri në orën 17:00, kur ajo ka arritur të dalë në ballkon e të thërrasë për ndihmë. Banorë dhe kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas raportimeve, autori, nuk është arrestuar ende prej efektivëve të policisë.
Fillimisht ata rrethuan zonën dhe më pas janë futur në banesë. Menjëherë pasi u bë publike në media, dhjetëra qytetarë të zonës ku ndodhi ngjarja u mblodhën në formë proteste për të mbështetur 51-vjeçaren shqiptare. Kujtojmë se pak ditë më parë në shtetin grek u zbardhe dhe ngjarja e rëndë e vrasjes së Caroline 20-vjeçares britanike nga bashkëshorti i saj. Lidhur me këtë ngjarje po zhvillohen demonstrata në të gjithë vendin kundër vrasjeve të grave.