Më në fund, pas refuzimeve të njëpasnjëshme Greqia hap kufirin me Shqipërinë. Mësohet se kufijtë do të jenë të lirë për shqiptarët, duke nisur nga data 28 qershor. Greqia i ka mbajtur të mbyllur me Shqipërinë kufijtë për një kohë të gjatë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Mësohet se vendimi për hapjen e kufijve është marrë ditën e sotme nga Ministria greke e Turizmit.
Sipas njoftimit që pritet të shpërndahet për mediat brenda ditës në të gjithë pikat kufitare të vendit, ,që prej datë 28 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllimi familjare dhe turistike. Personat që do të duhet të udhëtojnë drejt Greqisë duhet të kenë me vete formën PLF dhe gjithashtu do të njihet testi rapid, pra nuk do të jetë e domosdoshme kryerja e testit PCR. Gjithashtu kontrollet në pikat kufitare do të vazhdojnë normalisht prej autoriteteve përkatëse, po ashtu edhe testet e rastësishme. Kujtojmë se deri më datë 28 qershor do të mbesin në fuqi rregullat e vendosura nga autoritetet greke dhe kuotat prej 1500 personash në ditë në Kakavijë, 250 në Qaf Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.
Sqarimi i MEPJ:
Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:
a) Formularin Plf
b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose rapid ose
c) Certifikate se diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.
Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.
Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.
Deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.
* Plotësimi i PLF është detyrueshem për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.
Lutem plotësimin e këtij formulari të domosdoshëm në rat udhëtimi drejt Greqisë. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë.