Seanca për mbrojtjen e Nevaldo Hajdarajt, policit i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës, është shtyrë. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit Adriatik Cama, i cili mbeti i plagosur dy javë më parë, në ngjarjen ku humbi jetën Kudret Saliaj, i cili u vra nga ish-vjehrri.
Kur Mexhit Picari qëlloi me armë ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj me 4 qershor, avokati Cama ndodhej në një tavolinë me këtë të fundit. Avokati mori plumb në gjoks dhe iu nënshtrua operacionit. Kujtojmë se disa javë më parë doli edhe videoja që tregonte qartë se çfarë kishte ndodhur mbrëmjen e 8 dhjetorit në rrugën “Dritan Hoxha”, ku u vra i riu Klodian Rasha. Në videon e publikuar gjithçka ndodh për pak sekonda, pasi dy oficerë i kërkuan Klodianit të ndalojë. Ky është polici nën akuzë që në orën 2:2 minuta të mesnatës kalon rrugën.
Klodiani është në trotuar. Polici tenton ta kapë por Klodiani vrapon. Polici rrëzohet, aty ulet në gjunjë dhe e qëllon mbas shpine Klodianin. Mbas të shtënave Klodiani vrapon edhe tre hapa e rrëzohet.
Polici i afrohet dhe mbas tij dhe kolegu, ndërsa shfaqen në radio. Për pak sekonda Klodiani jep shpirt.
Kujtojmë se i riu Klodian Rasha u vra mesnatën e 8 dhjetorit nga ish-polici i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:10.
Ai u ekzekutua vetëm pse kishte thyer orën policore.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për efektivin Nevaldo Hajdarajn. Në sajë të gjykimit të shkurtuar, i cili është pranuar, efektivit të policisë do ti ulet 1/3 e dënimit, duke marrë një dënim 13 vite e 4 muaj burg, në rast se pretenca do të pranohet nga Gjykata. Sipas prokurorisë vrasja është kryer me dashje.