Në pyetjen e tij të parë nga gazetarët gjatë konferencës pas takimit me homolugun rus, presidenti Biden është pyetur se çfarë ka bërë për të parandaluar ndërhyrjen e zgjedhjeve ruse në të ardhmen.
“Pavarësisht nëse e kam ndaluar (ndërhyrjen në zgjedhje), Putini e di se do të ketë pasoja”, tha Biden.
Rusia po përpiqet me dëshpërim të ruajë pozitën e saj si një fuqi botërore, vazhdoipresidenti. Humbja e këtij statusi do të jetë “çmimi që ata paguajnë” për ndërhyrjet e vazhdueshme.
“Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë”, dekalroi ai.
“E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese”, paralajmëroi Biden.
Më parë, kishte një konfuzion pasi Presidenti Biden pohoi me kokë kur një reporter pyeti nëse ai i besonte Presidentit Putin. Shtëpia e Bardhë publikoi një mohim, duke thënë se ai qartazi nuk po i përgjigjej asnjë pyetjeje, por pohoi me kokë në shenjë njohjeje për shtypin në përgjithësi.
I pyetur përsëri në konferencën për shtyp nëse ai mund t’i besonte Putinit, Biden tha se kjo nuk kishte të bënte me besim.
“Kjo ka të bëjë me interesin vetjak dhe verifikimin e interesit vetjak”, tha Biden..
Ai tha se ishte më mirë të pritej për të parë se çfarë ndodhi, duke cituar një thënie të vjetër. “Prova e pudingut është në të ngrënë. Ne do ta dimë së shpejti”, u përgjigj presidenti amerikan.