Pas një kohe të gjatë kundërshtimi për nisjen e bisedimeve të Shqipërisë në BE, Holanda më në fund duket se ka ndryshuar qëndrim. Duke vlerësuar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE”, mediat holandeze njoftojnë se Parlamenti i Holandës mbështet më në fund nisjen e bisedimeve.
Ndryshe nga dy vite më parë, kur Holanda i mbajti derën të mbyllur Shqipërisë, tashmë ky vend i BE shprehet se ka “sinjale pozitive” nga Shqipëria.
Qëndrimi i Ambasadës Holandeze:
“Politika e qeverisë holandeze në lidhje me procesin e zgjerimit është strikte, e drejtë dhe mbështetëse/e angazhuar. Vendimet për hapat e mëtejshme që duhen ndërmarrë në lidhje me pranimin në BE, janë të bazuara në meritat individuale të vendeve.
Në mars 2020, Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat me Shqipërine dhe të mbajë Konferencën e parë ndërqeveritare të 27 vendeve anëtare të BE-së me Shqipërine, një herë që një sërë kushtesh të ishin plotësuar kryesisht në fushën e sundimit të ligjit/shtetit të së drejtës.
Qeveria holandeze bie dakort me gjetjet e Komisionit Europian, sikurse theksohet në përditësimin e raportit për Shqipërinë. Shqipëria ka bërë progres në fushat prioritare si reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shënuar progres, megjithëse një numër me i lartë dënimesh për zyrtarët e lartë mbetet një ceshtje e rëndësishme për t’u mbajtur në vëmendje.
Qeveria holandeze mundet kësisoj të bjerë dakord për mbajtjen e konferencës së parë nderqeveritare me Shqiperinë, një herë që kuadri negociator të jetë miratuar. Sot, shumica e parlamentit ra dakord që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Shqiperinë, pas miratimit të kuadrit negociator. Procedura do të finalizohet nesër, me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare.
Qeveria holandeze është e kënaqur që është krijuar një kuadër negociues i qartë dhe i qëndrueshëm për negociatat e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë. Qeveria pret me kënaqesi mbajtjen e të pares konference ndërqeveritare, si një nisje zyrtare e negociatave, një trajektore intensive në të cilën reformat në fushën e sundimit të ligjit, shtetit se të drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe fuquzimit të mëtejshem të institucioneve demokratike do të mbeten prioritete kyçe”.