Vendet anëtarë të Bashkimit Evropian, kanë rënë dakord ditën e sotme që të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë këtu Shqipërinë, Serbinë edhe Maqedoninë e Veriut.
Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani. Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, ministrja Ogerta Manstirliu dhe kryeministri Edi Rama, të cilët kanë përshëndetur vendimin e BE-së dhe iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën.
Ministria e Shëndetësisë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se pavarësisht lehtësimit nga pandemia, iu ka bërë thirrje qytetarëve: “Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”.
Gjithashtu më tej Ministria shkruan se dakordësia e vendeve të BE-së është një lajm i shumëpritur për ne.
“Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë.
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë”, shkruan ministrja e Shëndetësisë në Facebook.
Nga ana tjetër kryeministri i vendit Edi Rama ka thënë se ky është një lajmë shumë i mirë dhe që e prinsnim.
Kreu i qeverisë shprehet se kjo është një sfidë e kaluar tashmë dhe se Shqipëria, “nuk ndalet më në ngjitjen e saj drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”
“Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse NE, SHQIPËRIA, NUK NDALEMI MË në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë.”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Ndërkohë që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se ky vendim tregon se vendi po shkon drejt normalitetit. Gjithashtu Manastirliu bën apel që qytetarët të mos ulin kujdesin dhe të tregohen vigjilentë deri në përfundim të pandemisë Covid.
“Lajm i mirë. Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shkruan Manastirliu.
Cfarë vendosi Bashkimi Evropian sot
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.
Pavarësisht vendimit, ndonjë nga shtetet anëtare mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine.
Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin.
Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.
Në muajin maj, Këshilli i BE-së hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jothelbësore për shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës kundër koronavirusit. Shtetasit e vendeve të treta përfshijnë edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.