Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në Roskovec, ku dy elektricistë humbën jetën pasi shtylla e tensionit të lartë ku ishin duke punuar ka rënë.
Dy elektricistët punonjës të OST, që kanë humbur jetën, janë Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi, ndërkohë që kushtet e sigurisë në punë janë vënë në pikëpyetje. Policia deklaron se janë duke vijuar hetimet për ngjarjen e rëndë, e cila ka ndodhur konkretisht në fshatin Jagodinë.
Shtylla ka qenë e amortizuar dhe elektricistet ishin duke punuar për demontimin e linjës së vjetër të tensionit të lartë.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:30 në fshatin Jagodinë të Roskovecit, ku dy punonjësit po punonin në një nënstacion elektrik. Punonjësit kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.
Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.