Kryeministri në detyrë i Izraelit, Netanyahu ka dhënë fjalimin e fundit të tij në postin që mbante prej 12 vitesh. Netanyahu e ka cilësuar këtë të dielë si një ditë të vështirë për shumë izraelitë. Ai e cilëson ditë feste për shtypin vendas, por jo për izraelitët.
Ndërkohë ai iu ka premtuar izraelitëve se do të kthehet dhe se do të vazhdojë të punojnë së bashku. Më tej Netanyahu thekson se do të bëjë luftë të përditshme ndaj qeverisë së sapoformuar, të cilën e konsideron të rrezikshme, dhe premton se do të rrëzohet më shpejt nga sa mendojnë disa.
“Kjo është një festë për shtypin por një ditë e vështirë për miliona qytetarë të Izraelit. Unë ju kërkoj të mos humbni shpirtin tuaj. Ne do të kthehemi. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku. Unë do t’ju udhëheq në një luftë të përditshme kundër kësaj qeverie të rrezikshme të majtë për ta rrëzuar atë, dhe me ndihmën e Zotit, kjo do të ndodhë shumë më shpejt sesa mendoni.”- tha Netanyahu.
Ditën e sotme parlamenti i Izraelit miratoi qeverinë e re të formuar nga një koalicion opozitar me në krye dy liderët Lapad dhe Bennet. Secili prej tyre do të qëndrojë nga 2 vite kryeministër në mandatin qeverisës.