Skip to content
Aktualitet

“Më zhgënjeu”/ Kryemadhi flet pas deklaratës së Fleckenstein

· 1 min lexim

Pas deklaratave të raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein, i cili u shpreh gjatë deklaratës për media me delegacionin e PE në Tiranë se ishte zhgënjyer nga kryetarja e LSI gjatë takimit që zhvilluan dje, ka reaguar kjo e fundit.

Në një postim të shkurtër në Facebook, Kryemadhi është shprehur se Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve dhe nuk ka asnjë hap pas.

“Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ky është misioni ynë, asnjë hap pas”- ka shkruar Kryemadhi.