Ashtu si u lajmërua pak më herët, sekretari amerikan Blinken ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme, SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G.Blinken gjatë fjalës së tij ka vlerësuar punën e Shqipërisë, ndërsa u shpreh se marrëveshja për teknologjinë 5G është edhe një mesazh për të tjerët.
Ai ndër të tjera i ka thënë kryeministrit Edi Rama se shumë punë të tjera i presin bashkë, sapo Shqipëria të ulet në Këshillin e Sigurisë në OKB. Gjithashtu Blinken është shprehur mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku në shumë fusha të ndryshme, përfshirë këtu edhe stërvitjen e përbashkët “Dedfender 21”.
“Faleminderit shumë që jeni këtu. Faleminderit për punën që kemi bërë së bashku. Po vendosni një shembull të fortë për të tjerët sot për nevojën për të siguruar se kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne të punojmë me shitës të besuar.
Kjo është e rëndësishme dhe një mesazh për ti dërguar të tjerëve. Ajo që është më e rëndësishme jemi mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku në shumë fusha të ndryshme përfshi edhe stërvitjen Defender21.
Presim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit. Kemi shumë punë për të bërë edhe atje dhe ky partneritet po behët më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”, tha Blinken.