Qyteti i Vlorës është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm gjatë natës së kaluar. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shpërthim me lëndë plasëse që ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës. Burime nga Policia bëjnë me dije se ka shpërthyer një objekt që ndodhej në ndërtim e sipër, në të cilin punimet ishin ndërprerë prej vitesh. Si pasoj e shpërthimit fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në njerëz por vetëm dëme të vogla materiale. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në zonën “Uji i Ftohtë” Vlorë , në objektin që prej vitesh janë ndërprerë punimet i cili është në pronësi të shtetasit me inicialet D.K.. Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit që ka vendosur sasinë e tritolit.
Vlorë/Informacion paraprak
Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.