Një nga shtetet me traditë në futboll është padyshim edhe Italia, por mesa duket jo gjithçka është duke shkuar siç duhet.
Kreu i FIFA-s, Xhani Infantino, ka bërë një deklaratë të fortë përsa i përket fushave që ky shtet ka dhe njëkohësisht sulmon e lëvizjen futbollistike të vendit.
“Situata e stadiumeve në Itali është diçka që shkon përtej çdo logjike. Ky vend ka një pasion dhe një kulturë futbollistike të jashtëzakonshme”, është shprehur Infantino.
“Sot, Italia është pas Gabonit, që ka organizuar një Kupë Afrike shumë cilësore sa i takon nivelit të stadiumeve. Stadiumi nuk është vetëm vendi ku luhet ndeshja, por simboli i një qyteti. Të shikosh vetëm Udinezen dhe Juventusin (ka harruar Kajliarin, Frozinonen, Sasuolon dhe SPAL-in) që kanë një stadium në pronësi, është e pabesueshme. Stadiumi nuk është një kosto, por është një investim,” deklaroi Infantino.