Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas incidentit të sotëm, ku një burrë e gjuajti me shuplakë gjatë një vizite në Francën juglindore, në Drome.
Autoritetet kanë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me incidentin, i cili u kap në video nga transmetues të shumtë dhe më vonë u postua në internet.
“Çdo gjë shkon mirë … Ne nuk duhet të lejojmë që akte të izoluara, individë ultra të dhunshëm, sikur të kishte pasur edhe në protesta (në rrugë), të mbizotërojnë debatin publik: ata nuk e meritojnë atë”, tha Macron në një intervistë me gazetën lokale Le Dauphine Libere.
Më tej presidenti francez tha se ai nuk kishte shqetësime specifike pas sulmit.
“Përshëndeta njerëzit që ishin pranë burrit dhe bëra fotografi me ta. Unë vazhdova dhe do të vazhdoj. Asgjë nuk do të më ndalojë”, tha ai.
Ligjvënësi i ekstremit të majtë Eric Coquerel theksoi se ai dëgjoi të njëjtin parullë mbretërore përpara se të goditej me një byrek të mbushur me krem në vitin 2018. Një mbështetës i grupit të ekstremit të djathtë Action France ishte përgjegjës për atë incident.
Kryeministri Jean Castex mori duartrokitje nga ligjvënësit e të gjitha partive në Asamblenë Kombëtare të martën, kur ai e inkuadroi incidentin si një sulm ndaj vetë demokracisë.
“Demokracia ka të bëjë me debatin, dialogun, ballafaqimin e ideve, shprehjen e mosmarrëveshjeve legjitime, natyrisht, por në asnjë rast nuk mund të jetë dhuna, sulmi verbal dhe akoma më keq, sulmi fizik,” tha Castex.