Skip to content
Kosovë

COVID-19 në Kosovë/ 5 të infektuar dhe 1 viktimë gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë me COVID-19 në 24 orët e fundit. Në njoftimin e bërë publik thuhet se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një viktimë. Gjithashtu nga 4.014 testime të bëra janë shënuar 5 të infektuar me COVID-19. Mësohet Se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës. Në total numri i rasteve aktive është 923. Lajmi i mirë është se gjatë kësaj intervali kohor janë shpallur të shëruar 155 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës iu bënë thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe zbatojnë masat e vendosura.

Njoftimi i plotë:

08 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës.

Nga 4.014 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.343.

Në total numri i rasteve aktive është 923.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linku