Skip to content
Politikë

Arrihet marrëveshja Shqipëri-Hungari, për njohjen e certifikatave të vaksinimit anti-COVID

· 2 min lexim

Një lajm i mirë vjen ditën e sotme për Shqipërinë.  Arrihet marrëveshja e pare mes Shqipërisë dhe një vendi anëtar te Bashkimit Evropian për njohjen e ndërsjellët te certifikatave te vaksinimit. Mësohet se Shqipëria dhe Hungaria do të finalizojnë brenda kësaj jave njohjen e të gjitha llojeve të vaksinave anti-COVID. Gjithashtu është mundësuar edhe hapja e kufijve dhe lëvizja e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë këtu edhe arsyet e turizmit. Marrëveshja është arritur ditën e sotme gjatë takimit të kryeministrit të vendit Edi Rama dhe homologut të tij Viktor Orban në Budapest, takim që është zhvilluar ditën e sotme.

Edhe shefi i qeverisë shqiptare, Rama, i cili ndodhet ne një vizite zyrtare ne Budapest, tha se delegacionet e dy vendeve kane arritur ne një bashkëpunim bilateral “në ekonomi, shëndetësi, arsim”.

Sa i përket integrimit të vendit, “Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”- shkruan Rama në rrjetet sociale, në një postim të shkurtër.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar takimin me Viktor Orban ku u arrit dhe marrëveshja për njohjen e ndërsjellët të certifikatave të vaksinimit mes dy vendeve.

Ai thekson se Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë.

Statusi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Budapest –  Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur🤝