Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn. Babë e bijë dolën ditën e sotme në seancë gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, pasi u arrestuan për vrasjen e Kudret Saliajt. Në foton e marrë nga seanca gjyqësore të dy shihen me kokën ulur, të dy në kafazin brenda sallës së gjyqit, teksa priste të niste seanca ndaj tyre.
Dhurata Saliaj, u vu re teksa fshihte kokën pas supeve të të atit, që mos të fiksohej nga kamerat e pranishme në gjyq. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në një lokal afër Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij. Gjithashtu në dëshmitë e Mexhit Picarit dhe Dhurata Saliajt, janë kontradiktore që sipas hetuesve janë të pasinqerta dhe se kanë bashkëpunuar për vrasjen e Kudret Saliajt. Gjithashtu mësohet se babë e bijë e kishin ruajtur viktimën për 20 minuta.
Çfarë deklarojnë babë e bijë Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj?
Dëshmitë e Mexhit Picarit dhe vajzës së tij kanë qenë kontradiktore, megjithëse babai deklaronte se ishte kërcënuar, por nuk ka deklaruar se në lokal ndodhej me vajzën. Ai ka thënë gjithashtu se para vrasjes Kudret Saliaj e kishte fyer, ndaj ai ka deklaruar se “vendosa të mbush pistoletën” një TT sovjetike dhe “të qëlloj ndaj tij”.
Ndërsa vajza ka deklaruar se ishte ftuar nga gjykata për të marrë pjesë në seancën gjyqësore. “Në një moment hymë në lokal dhe pamë Kudretin dhe babai e qëlloi”, ka thënë ajo.
Një fakt që sipas hetuesve tregon se janë të pasinqertë dhe se kanë bashkëpunuar për vrasjen e Kudret Saliajt.
Prokuroria ka dhe një detaj tjetër të pasqaruar, nëse ka pasur shënjestër vetëm ish-dhëndrin apo edhe avokatin Adriatik Cama, i cili e mbronte.