Lideri i grupit islamik militant nigerian, Boko Haram është vrarë e me urdhra të drejtpërdrejtë të udhëheqjes së Shtetit Islamik mijëra milje larg në Lindjen e Mesme. Lajmi është konfirmuar nga një fraksion rival.
Abubakar Shekau, një nga udhëheqësit më famëkeq të grupeve militante islamike kudo në botë, vdiq muajin e kaluar pas një shpërthimin të kontrolloar ndërsa ndiqej nga luftëtarët nga Shteti Islamik Provinca Afrikane Perëndimore. Ata kishin sulmuar pyllin Sambisa, një pjesë e madhe e pyjeve të dendura strategjikisht të rëndësishme në veri-lindje të Nigerisë, e cila ishte baza e Shekau.
Vdekja e tij gëzoi dhe njëkohësisht turpëroi shërbimet e sigurisë nigeriane dhe ndërkombëtare, të cilët kaluan një dekadë duke kushtuar burime të mëdha në kërkimin e Shekau. Që operacioni kundër Shekau ishte nisur me urdhra të drejtpërdrejtë të udhëheqjes së ISIS në Lindjen e Mesme, e cila shqetësohet nga shënjestrimi pa kriter i “besimtarëve” nga Boko Haram, nënvizon vazhdimin e arritjes globale të grupit përmes filialeve të tij dhe mundësinë e mëtejshme zgjerimi në Afrikë.
Fraksionet ekstremiste islamike nëpër Sahel kanë intensifikuar sulmet në muajt e fundit, duke sjellë nivele të reja dhune në disa rajone. Më shumë se 120 fshatarë vdiqën në një sulm në Burkina Faso javën e kaluar në një nga masakrat e tilla më të përgjakshme të regjistruara. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Në një audio të marrë nga Humangle, një faqe e respektuar lokale e lajmeve me kontakte të forta midis kryengritësve dhe agjencive kundër-terroriste, lideri i IS në Afrikën Perëndimore, Abu Musab al-Barnawi, dëgjohet duke u thënë ndjekësve se vdekja e Shekau erdhi si përgjigje e urdhrave nga lideri i ri i Shtetit Islamik, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurashi.
“[Shekau] ishte dikush që kreu një terrorizëm të paimagjinueshëm. Sa ka humbur? Sa ka vrarë? Sa ka terrorizuar? Por Allahu e la vetëm dhe ia zgjati jetën. Kur ishte koha, Allahu vendosi ushtarë të guximshëm pasi mori urdhra nga udhëheqësi i besimtarëve”, shprehej ai, sipas një raporti në faqen e internetit të Humangle.
Fraksioni i Barnawi u shkëput nga Boko Haram në 2016 pas mosmarrëveshjeve personale, fetare dhe strategjike. Fraksioni u miratua më vonë nga udhëheqja e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri si filial i saj në zonë pasi ishte e pamundur të kontrollohej Shekau.