Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ditën e sotme, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e viktimës, Adriatik Cama.
News24 ka siguruar dëshminë e 52-vjeçarit Picari dhënë para hetuesve. Picari thotë se më dhëndrin kanë pasur konflikte të vazhdueshme dhe se prej muajsh ai e kërcënonte dhe ofendonte dhe nuk e lejonte që të takonte as fëmijët. Ai thotë se armën me vete e mbante për shkak të kërcënimeve dhe se ka shkuar në gjykatë për të shoqëruar vajzën se kishte seancën e radhës dhe aty është përballur me Kudret Saliajn. Picari thotë se e ka qëlluar pasi ish-dhëndri ka nisur të ofendojë vajzën e tij.
“Me Kudretin kishim konflikte te vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli ne shtëpi pa e lejuar te shohë fëmijët ai ka vijuar te na kërcënoje dhe ofendoje. Ka ardhur tek shtëpia dhe tek biznesi disa here. Për shkak te kërcënimeve unë mbaja armen me vete. Sot kam shkuar te shoqëroja vajzën për ne gjykate sepse kishte seancën. Aty u përballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzën time dhe unë e qëllova. Pas krimit kam hedhur armen dhe jam larguar drejt Unazës se Re ne shtëpinë e motrës”, ka thënë Picari.