Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme kryeqytetin, ku ish-vjehrri vrau me armë zjarri ish-dhëndrin afër Gjykatës. Ndërkohë që autori i krimit është kapur nga Policia pak, pasi ndodhi ngjarja, është gjendur edhe arma me të cilën ai kreu krimin. Mësohet se ka qenë vetë Mexhit Picari ai që ka treguar se ku ndodhej arma e krimit.
Ai dëshmoi në Polici dhe RENEA arriti ta gjejë armën në lumin Lanë, para vendit të krimit, falë kontrolleve disa orë pas vrasjes. Ditën e sotme Mexhit Picari vrau me armë zjarri Kudret Saliajn.
Ngjarja ndodhi disa çaste para seancës së divorcit në Gjykatë mes vajzës së Mexhit Picarit dhe Kudret Saliajt. I plagosur mbeti dhe avokati Adriatik Cama. Saliaj dhe Dhurata Picari ishin prej 17 vitesh të martuar dhe kishin 3 fëmijë teksa kishin vendosur të divorcoheshin. Shkak i konflikteve të vazhdueshme dukej të ishte kujdestaria e fëmijëve.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi Më Pë ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kë Së ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C. , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.