Skip to content
Kosovë

Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 12 raste pozitive në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se në  24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë. Gjithashtu nga 2.676 testime dhe se kanë rezultuar pozitivë 12 persona. Në total numri i rasteve aktive është 1.652.

Lajm i mirë është se e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm 1842 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë e deri më tani është 103.564. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani në të gjitha qytetet e Kosovës  janë dhënë 72.637 doza të vaksinës. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë masat ant-Covid që janë në fuqi në këto momente.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim 03 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.955 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës.

Nga 2.676 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 182 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.564.

Në total numri i rasteve aktive është 1.652.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!