Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Marjus Demës, për ndryshimin e masës së sigurisë. Kështu, Marjus Dema do të vazhdojë të hetohet duke qëndruar në burg. I riu Dema u arrestua, pasi në zonën e 5 Majit në Tiranë, vrau shokun e tij, Mehmet Qema.
Ngjarja – 27-vjeçari Mehemet Qema nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore, duke humbur kështu jetën. Autori u dorëzua një ditë më vonë në Polici, bashkë me shokun e tij Frenkli Myftari, 27 vjeç. Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan 5 persona, një u procedua në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë u lanë të lirë, pasi nuk rezultuan të përfshirë në krim.
Njoftimi i Policisë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhjen me ngjarje e ndodhur në rrugën “5 Maji” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Marius Dema, 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
Erlind Peka, 25 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
U procedua në gjendje të lirë shtetasi M. H., 23 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.