Policia e Dibrës ka proceduar penalisht 4 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit. E.Xh., 37 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.
J.O., 32 vjeç; F.R., 33 vjeç; SH.I., 51 vjeç, të tre me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër, janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Po ashtu janë proceduar penalisht edhe 4 persona të tjerë pasi prisnin dhe transportonin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme
Njoftimi i policisë:
Dibër
Lejuan qytetarët që të kryenin ndërtime pa leje, procedohen penalisht 4 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.
Evidentohen dhe goditen nga Policia dhe 3 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve.
Sekuestrohet lëndë drusore, mjete pune dhe automjetet që do të bënin transportin e tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve:
E.Xh., 37 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.
J.O., 32 vjeç; F.R., 33 vjeç; SH.I., 51 vjeç, të tre me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.
Procedimi penal ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme, kanë lejuar qytetarë që të kryenin ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Dibër.
____
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi
procedimi penal ndaj shtetasve :
V.D., dhe E.K., 22 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar për mbrojtjen
e territorit nga prerja e paligjshme e pyjeve, shërbimet e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me specialistët e Shërbimit Pyjor, pranë Bashkisë Bulqizë, konstatuan shtetasit e lartëpërmendur duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal ndaj shtetasve R.Sh., 33 vjeç; A.C., 52 vjeç, pasi
janë kapur nga shërbimet e policisë duke transportuar me automjetet e tyre, lëndë
drusore pa dokumentacion përkatës.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm.