Përpara disa ditësh u zhvillua një operacion i madh antidrogë në Krujë dhe fshatrat përreth saj, ku u arrestuan në flagrancë 13 persona. Gjykata e Krujës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë për 13 persona të cilët u arrestuan në zonën e Niklës ku u zbulua një sasi e madhe droge e mbjell në sera dhe kubik.
Mësohet se për 3 të arrestuar të tjerë do të jepet masa e sigurisë ditën e nesërme, ndërsa vijon puna për arrestimin e 22 personave të tjerë.
Konkretisht gjykata Krujës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 të ndaluar, ndërsa për 5 të tjerë “arrest shtëpi” si dhe “detyrim paraqitje” për 2 të tjerë.
Masat e dhëna nga Gjykata
Fetije Kullaj, arrest me burg
Erion Deliu, arrest me burg
Musait Vathi, arrest shtëpie
Dashamire Deliu, arrest shtëpie
Sokol Kullaj, arrest shtëpie
Refik Deliu, arrest shtëpie
Ferid Kullaj, arrest me burg
Dashamir Kullaj, arrest me burg
Erlind Almeta, arrest me burg
Xhavid Kullaj, arrest shtepie
Indrit Kullaj, arrest me burg
Ervin Perlica, detyrim paraqitje
Flamur Halili, detyrim paraqitje
Kujtojmë se operacioni u zhvillua disa ditë më parë dhe në të janë përfshirë forca të shumta të RENEA , FNSH e Tiranës, FNSh Fier dhe Policia edhe FNSH, gjithashtu bëhet me dije se janë bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona deri në këto momente. Në terren ka zbritur edhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i shoqëruar nga Tonin Vocaj e Gjovalin Loka.