Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Greqinë. Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në një lokal në lagjen Sepolia në Athinë. Sipas informacioneve një person ende i paidentifikuar është futur në lokal dhe ka ekzekutuar me 8 plumba 32-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Mësohet se autori është futur qetësisht në lokal, ka shkuar pranë tavolinës ku ndodhej shqiptari dhe e ka qëlluar atë tetë herë në kokë duke e lënë të vdekur. Më pas ai ka marrë një taksi dhe është ‘zhdukur’. Viktima, sipas mediave greke është një shqiptar i njohur për policinë, pasi në të kaluarën e tij, i ka shpëtuar një atentati. Ai rezulton të jetë vënë në pranga më herët për trafik droge, vrasje në tentativë dhe pastrim parash.E sot, gjeti vdekjen si pasojë e tetë plumbave që mori në kokë. Autoritetet kanë rrethuar zonën e krimit, kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasja dhe kanë shoqëruar disa persona në polici. Këta të fundit mësohet se janë dëshmitarë të zonës, të cilët mund të japin detaje që mund të identifikojnë autorin.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.Mediat greke shkruajnë se autori është futur qetësisht në lokal, ka shkuar pranë tavolinës ku ndodhej shqiptari dhe e ka qëlluar atë tetë herë në kokë duke e lënë të vdekur. Më pas ai ka marrë një taksi dhe është ‘zhdukur’.