Zv kryeministri Erion Braçe ka reaguar me anë të një postim në rrjetet sociale pas lajmit për rihapjen e dosjes së 21 janarit për vrasjen e Aleks Nikës, 1 prej katër protestuesve që humbën jetën në 10 vite më parë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Në një foto të publikuar të Aleks Nikës, nga homazhet, ka shkruar se asnjë vrasje nuk mbyllet pa u hetuar e ndëshkuar. Braçe ka theksuar se asnjë vrasje nuk ngelet pa u hetuar.
“#ASGJENUKHARROHET
ASGJE NUK MBYLLET PA BERE DREJTESI!
ASNJE VRASJE NUK MBYLLET PA U HETUAR, GJYKUAR, NDESHKUAR!
Nuk fshihet vrasja as me heshtje,
as me proces politik, te njenashem e te korruptuar;
Madje te gjitha keto jane arsye qe nje vrasje te hetohet deri ne fund,” shkruan Braçe.
Sipas burimeve mësohet se çështja e hapur do të fokusohet për vrasjen e Aleks Nikës. Kjo vrasje mbeti pa autor dhe se nuk u provua se nga cila armë u vra Aleks Nika, i cili ishte i në protestën e opozitës 10 vite më parë.
Kështu mësohet se do të kërkohet riekspertimi se sa nga u qëllua i ndjeri Aleks Nika. Çështja është regjistruar në prokurorinë e Tiranës prej 1 muaj dhe hetimi po vijon me veprime konkrete.
10 vite më parë, më 21 Janari i vitit 2011, Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, ku mbetën të vrarë 4 protestues: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.