Një person i armatosur ka hapur zjarr në një oborr të trenash në Kaliforni, duke vrarë njerëz “të shumtë”, thotë policia. Të shtënat ndodhën në oborrin hekurudhor të Autoritetit të Transportit të Santa Clara Valley në San Jose.
I dyshuari është gjithashtu i vdekur, thotë policia, dhe vendi i ngjarjes është i sigurt. Viktimat përfshijnë punonjës tranzit. Në një konferencë për shtyp, zyrtarët e policisë thanë se skena është ende duke u hetuar dhe më shumë detaje do të publikohen së shpejti.
“Ne kemi shumë viktima në këtë pikë,” tha Zëvendës Zëdhënësi i Sherifit të Qarkut, duke shtuar: “Unë nuk mund të konfirmoj numrin e saktë, por mund të konfirmoj dëmtime të shumta dhe viktima të shumta në këtë pikë”.
Kryebashkiaku i San Hoze Sam Liçardo shkroi në Twitter se të shtënat “lanë disa njerëz të plagosur, por situata ende po vlerësohet.
“Qitësi nuk është më një kërcënim dhe objekti është evakuuar”, tha policia.
Sipas CBS News në San Francisko, të paktën gjashtë vetë u vranë, por numri nuk është konfirmuar ende nga policia. Stacioni raporton se të shtënat shpërthyen gjatë një takimi të punonjësve për punëtorët e hekurudhës. Të shtënat mbyllën trafikun në rrugët aty pranë gjatë udhëtimit në mëngjes.
“Ne jemi në kontakt të ngushtë me zbatimin e ligjit lokal dhe po monitorojmë nga afër këtë situatë,” shkroi Twitter Guvernatori i Kalifornia Gavin Newsom.
Autoriteti i Transportit të Luginës Santa Clara (VTA) operon tre linja trenash, duke përbërë mbi 40 milje (65 km) hekurudhë. Ata gjithashtu operojnë rreth 70 linja autobusi në qytet.