Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka dalë në mbështetje të iniciativës për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës. “Ne mbështesim iniciativën për krijimin e parkut Kombëtar të Vjosës. Be në Shqipëri vazhdon ta ndjekë nga afër së bashku me ambasadat e tjera të vendeve të BE në konsultim me autoritet. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të dëgjohet”, shkruan Soreca.
We support the initiative for the creation of the #Vjosa National Park🏞. @EUinAlbania🇪🇺continues to follow this closely together with #EU MSs Embassies and in consultation with🇦🇱authorities. It is crucial that the voice of local communitites and environmental experts is heard. https://t.co/cC9LIVN3dv
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) May 26, 2021
Ishte Leonardo DiCaprio ai që nuk e ndali betejën e tij për mbrojtjen e lumit Vjosa. Aktori i njohur i Hollywood ka kërkuar vazhdimisht që mbi lum mos të ndërtohen diga, ndërsa ka bërë thirrjen e radhës duke përmendur në emër edhe politikanët shqiptarë. Ai ka postuar një video në Instagram, krahas së cilës shkruan se Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Europë dhe është jetësor e i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla.
Statusi i DiCaprio-s:
“Javën e kaluar, në Ditën Botërore të Ujit, aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin Parkun Kombëtar të Vjosës tani. Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është jetësor e i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është kulturor i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke shtrirë tërë gjatësinë e lumit.”
Deri tani kanë reaguar për postimin e aktorit kreu i PD, Lulzim Basha, i cili e ka rishpërndarë videon në rrjetet e tij sociale po ashtu edhe presidenti Ilir Meta i cili shkruan një status krah videos së rishpërndarë: “E duam Vjosën dhe përgjithmonë do ta mbrojmë! Falëminderit dhe mirënjohje Leonardo DiCaprio për solidarizimin frymëzues. Jemi të vendosur, që deri më 25 prill, të mos lejojmë me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa.