Qeveria ka nisur sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike, për ngjitjen e Arsimit të Lartë dhe krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë. Ky fakt, u bë i ditur nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.
Mes të tjerash, kryeministri Rama tha se ky mandat, do të fokusohet drejt një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve shqiptare, me ato europiane. Gjithashtu, Rama theksoi se studentët shqiptarë do e marrin në të ardhmen diplomën europiane në Shqipëri, pa pasur nevojë të largohen drejt vendeve të tjera, por të qëndrojnë dhe të arsimohen në vendlindje.
Postimi i kryeministrit Rama në “Facebook”:
“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë
Do të punojmë ngushtësisht së bashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri”, shkruan Rama.