Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani e ka cilësuar hipokrit reagimin e kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me vendimin e DASH për shpalljen “non grat” të Sali Sali Berishës. Nishani shprehet se duke përdorur postin e kryetarit është treguar hipokrit sepse sipas tij u mbështet tek kërkesa për transparencë.
“Kjo pyetje përfaqëson pikëpamjen e secilit prej nesh. Do ta ndaja përgjigjen time në tre faza. E para ka të bëjë m faktin që vetë Berisha i ka dhënë drejtimin diskursit që i është drejtuar gjykatës. E dyta, ka të bëjë me faktin që unë kam një eksperiencë personale bashkëpunimi me zotin Berisha. Kam konstatuar modelin e Berishës si model ndershmërie dhe institucionalizim. Besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por nuk do të cenojë kurrë marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA. Reagimin tim ndaj një qëndrimi hipokrit të Bashës. Duke përdorur emrin e kryetarit është treguar hipokrit sepse u mbështet tek kërkesa për transparencë. Zoti Basha dhe unë e kemi të qartë. Mendoj se transparencën duhet ta bëjë Basha sepse ka zëra që ndikohet nga Berisha dhe nuk e ka përgënjeshtruar këtë. Duhet të dalë dhe ta thotë publikisht. Kjo është transparenca që duhet të bëjë Basha,” tha Bujar Nishani.