Skip to content
Bota

Ngjarje e pabesueshme në Spanjë, gjendet trupi i pajetë brenda skulpturës!

· 2 min lexim

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Spanjë, ku një person tentoi që të merrte telefonin e rënë në skulpturën e një dinozauri, fatkeqësisht ka humbur jetën.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se 39-vjeçari është gjetur i pajetë brenda skulpturës së një dinozauri, në qytetin Santa Coloma de Garmene në afërsi të Barcelonës.

Dyshimet e para janë burri kishte tentuar të marrë telefonin e tij dhe se kishte ngecur brenda skulpturës. Policia ishte telefonuar dhe me të dalë në vendin e ngjarjes në qytezën Santa Coloma de Garmene në afërsi të Barcelonës, kishin parë trupin e pajetë të burrit.

“Trupi i pajetë i 39 vjeçarit është gjetur në këmbën e dinozaurit skulpturë.  Bëhet fjalë për një rast të pazakontë. Deri më tani nuk ka shenja të dhunës, por nuk dihet se si burri ka ngecur në këmbën e dinozaurit”, ka njoftuar policia spanjolle.

Sipas zëdhënës së policisë, nuk ka dyshime se 39-vjeçari mund të jetë mbytur nga dikush: “Ishte futur përmes kokës së dinozaurit dhe kishte mbetur i ngujuar brenda. Në anën tjetër është bërë e ditur se janë në pritje të rezultateve të autopsisë”.

Ndërkohë, mësohet se 39-vjeçari mund të ketë qëndruar brenda prej disa ditësh dhe gjetja e trupit të tij të pajetë është bërë vetëm kur familjarët kishin raportuar në polici zhdukjen e tij vetëm pak orë para se të gjendej trupi i pajetë.