5 inspektor të IMT-së në Bashkinë e Sarandës janë shkarkuar nga detyra .Ata akuzohet se kanë lejuar kryerjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit. Urdhri i shkarkimit të tyre është firmosur nga kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma me motivacionin “Për moskryerje të përsëritur të detyrës funksionale me pasoja të rënda”. Një nga të shkarkuarit është inspektori Engjëll Braho.
Të pestë personat e shkarkuar janë E Braho, T.Qesari, E Cakalli, T Simoni, O. Dyrmishi. Disa ditë më parë prokuroria bëri të ditur njoftimin mbi personat që lejuan ndërtimet pa leje në Himarë. Prokuroria njoftoi hetimet për rastet e Himarës dhe ndjekje penale për punonjësit e bashkisë së Himarës.
Njoftimi i proklurorisë për Himarën
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë ka rregjistruar më datë 23.04.2021. procedimin penal nr.543 për veprat penale të “Ndërtimit të paligjshëm” dhe të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 199/a/2 dhe 248 të K.Penal, në ngarkim të shtetasëv R.H. me detyrë Kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Himarë, E.Z. me detyrë Inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Himarë, M.N. me detyrë Inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Himarë dhe Dh.B. me detyrë Inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Himarë, shtetas të cilët dyshohen se në kundërshtim me ligjin dhe duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar ngritjen e disa ndërtimeve të paligjshme në zonën Himarë – Borsh.
Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal ka rezultuar prej punonjësve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Himarë, në një periudhë kohore prej 2 vitesh, është konsumuar në mënyrë të përsëritur aktivitet i kundraligjshëm në drejtim të shpërdorimit të detyrës duke lejuar që në zonën e bregdetit nga Dhërmiu deri në Borsh, të Bashkisë Himarë, të ndërtohen objekte pa lejen e bashkisë Himarë, kryesisht shtesa në kate dhe ndërtime të reja. Disa prej këtyre objekteve janë evidentuar nga punonjësit e Policisë së Komisariatit të Policisë Himarë dhe për personat përgjegjës janë referuar materiale proceduriale duke u bërë dhe fotografimet e objekteve në kohën e konstatimit. Pasi këto objekte janë evidentuar nga ana e punonjësëve të policisë nga ana e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Himarë nuk është marrë asnjë masë për konstatimin dhe pezullimin e punimeve gjë e cila është detyrë e tyre parësore për kontrollin e territorit dhe evidentimin e ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, këta punonjës edhe pse janë vënë në dijeni të konstatimit nga ana e policisë së këtyre objekteve të ndërtuara pa leje i kanë lejuar pronarët e tyre të vazhdojnë dhe përfundojnë ndërtimet duke mos marrë asnjë masë për të ndërprerë ndërtimin informal të tyre.
Përgjatë viteve 2019 dhe 2020 janë evidentuar nje numer i madh ndertimesh pa leje nga Komisariati Policise Himare,
të cilat nuk janë evidentuar nga ana e IMT-se prane Bashkise Himare jane si me poshte:
> Ne date 11.02.2020, ne fshatin Borsh eshte konstatuar se shtetasi F.L. ka bere ndertim pa leje duke ndertuar 4 (kater) dhoma ne pronen e tij. Ne lidhje me kete rast jane referuar materialet ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Vlore. Nga ana e inspektoreve dhe Kryeinspektorit te IMT- se nuk eshte mare asnje mase per konstatimin dhe prishjen e ketij objekti. Pas konstatimit objekti ka vazhduar te ndertohet dhe aktualisht eshte perfunduar.
> Ne date 30.01.2020, ne lagjen “Shkalle” ne fshatin Borsh eshte konstatuar se shtetasi Gj.Gj. ka ndertuar nje banese pa leje. Ne lidhje me kete rast jane referuar materialet ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Vlore. Nga ana e inspektoreve dhe Kryeinspektorit te IMT- se nuk eshte mare asnje mase per konstatimin dhe prishjen e ketij objekti. Pas konstatimit objekti ka vazhduar te ndertohet dhe aktualisht eshte perfunduar.
> Ne date 19.01.2020, ne fshatin Dhermi eshte konstatuar se shtetasi Th.Z. ka kryer nje ndertim pa leje me materiale guri. Ne lidhje me kete rast jane referuar materialet ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Vlore. Nga ana e inspektoreve dhe Kryeinspektorit te IMT- se nuk eshte mare asnje mase per konstatimin dhe prishjen e ketij objekti. Pas konstatimit objekti ka vazhduar te ndertohet dhe aktualisht eshte perfunduar.
> Ne date 20.11.2019, ne fshatin Dhermi eshte konstatuar se perbri baneses se M. S. po behej nje ndertim pa leje dhe nuk eshte identifikuar personi. Ne lidhje me kete rast jane referuar materialet ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Vlore. Nga ana e inspektoreve dhe Kryeinspektorit te IMT- se nuk eshte mare asnje mase per konstatimin dhe prishjen e ketij objekti. Pas konstatimit objekti ka vazhduar te ndertohet dhe aktualisht eshte perfunduar.
> Ne date 11.05.2020, ne fshatin Dhermi, shtetasi R.H., me detyre Pergjegjes i IMT Bashkia Himare, nuk ka kryer ekzekutimin e vendimit per prishjen e objekti në truallin e shoqëris “K.K.”.
> Me date 11.05.2020 ne fshatin Dhermi, ne vendin e quajtur Kallam ne token ne pronesi te shtetases Xh.N., e datelindjes 19.04.1951, banuese ne Tirane eshte konstatuar punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
Ky fenomen është riaktivizuar, përgjatë vijës bregdetare Dhermi- Himare me afrimin e sezonit turistik, nga ana e personave qe duan te kryejne shtesa ne kate, si dhe zgjerime te aktiviteteve te tyre kryesisht bare dhe lokale duke ndertuar struktura betonarme ose me material te lehta pa lejen e organeve kompetente, ku prej këtyre punonjësve të ngarkuar me monitorimin dhe kontrollin e teritorit ne zonen e fshatrave Borsh – Nivice, ka dyshime se nuk merreshin masa administrative dhe pezullimin e punimeve.
Mbi bazën e kërkesës së prokurorrisë, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, në mbështetje të neneve 228, 229 dhe 252 të K.Pr.P. ka vendosur
- Caktimin e masës të sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim R.H. i biri i R.dhe i Gj. i dtl.29.12.1986, banues në Vlorë, dyshuar për kryerjen e veprëve penale të “’Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 i K.Penal.
Masa e sigurimit rezulton të jetë ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore më dt.21.05.2021.
- Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim E.Z. i biri i Q. dhe i V., i dtl.03.08.1991, lindur dhe banues në Himarë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ’’Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim,të parashikuar nga nenet 248 e 25 i K.Penal.
Masa e sigurimit rezulton të jetë ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore më dt.21.05.2021.
- Caktimin e masës së sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim M.N. i biri i M. dhe i L. i dtl.31.12.1985, lindur dhe banues në Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim,parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Dh. B. i biri i M. dhe i P. i dtl.21.03.1968, lindur ne Shkoder dhe banues në Himarë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ’’Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal.
Hetimet për procedimin penal nr.543/2021 vijojnë.