Superliga e Kosovës përmbylli sot javën e fundit të ndeshjeve, ndërsa Prishtina është shpallur kampione zyrtarisht, pasi titullin e kishte siguruar matematikisht që prej një jave më parë. Ndeshja e fundit ndaj Ballkanit, që u mbajt në stasiumin “Fadil Vokrri”, nuk ndikonte në rezultatin përfundimtar të kampionatit, të paktën për Prishtinën. Edhe pse suharekasit arritën të fitonin 5-2, nuk mundën që të siguronin një vend për në Kupat e Europës duke u renditur të tretët.
Ishte Drita ajo që e siguroi vendin e dytë në renditje të kampionatit dhe arriti që të siguronte kalimin në parakualifikueset e Europa League. Skuadra nga Gjilani fitoi me rezultatin 2-0 përballë Arbërisë, që zyrtarisht ra në Ligën e Parë.
Ndërkohë, Trepça ’89 arriti të merrte një fitore 2-1 në shtëpi ndaj Drenicës. Në këtë mënyrë ata arritën vetëm që të shkojnë në “play-off”, ndërkohë që skuadra nga Skenderaj mbijetoi edhe pse pësoi disfatë. Ishte Llapi që nuk ia doli të siguronte një fitore ndaj Feronikelit, pasi ndeshja në Podujevë përfundoi me rezultatin 1-1.
Surprizat nuk munguan në javën e fundit të Superligës së Kosovës. Skuadra e Besës arriti të fitonte ndaj Gjilanit me rezultatin 1-0, edhe pse tashmë ka rënë në Ligën e Parë dhe nuk kishte mundësi matematikore për të ndryshuar renditjen.