Një 14-vjeçare ka rënë në humnerë në fshatin Lipe në Përmet. Mësohet se e mitura ndodhej me prindërit për pelegrinazh me rastin e ditës së “Shën Elenës” ku ka ndodhur dhe incidenti i rëndë. Vajza e identifikuar si Ana Maria është nxjerr menjëherë. Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Përmet ku thotë se 14-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me banorët e zonës , kanë bërë të mundur nxjerrjen të miturës. Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore të nevojshëme në spitalin rajonal të Përmetit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dh epo punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Njoftohemi se rreth orës 11:20, në vendin e quajtur “Shënelenë”, në fshatin Lipe, Përmet, është rrëzuar nga një lartësi shtetasja A. Q., 14 vjeçe, banuese në Përmet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrëfikëse, në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A. Q., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mer ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Gjirokastrës.