Ka hyrë në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në rripin e Gazës. Armëpushimi ka filluar orët e para të ditës së premte, duke i dhënë fund 11 ditësh luftime në të cilën u vranë më shumë se 240 njerëz, shumica prej të cilëve në rripin e Gazës.
Palestinezët u derdhën në rrugët e Gazës menjëherë pasi filloi armëpushimi, ndërsa një zyrtar i Hamasit paralajmëroi se duart e tij ishin “në këmbëz”. Si Izraeli dhe Hamasi kanë pretenduar fitoren në konflikt.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se armëpushimi solli “mundësi të mirëfillta” për përparim. Menjëherë pasi filloi në 02:00 të Premten (23:00 GMT të Enjten), një numër i madh palestinezësh dolën në rrugë me makina dhe në këmbë për të festuar. Në Gaza, shoferët u binin borive, ndërsa altoparlantët nga xhamitë shqiptonin “fitoren e rezistencës”.
Ushtria e Izraelit ka lajmëruara se janë hequr të gjitha kufizimet e jashtëzakonshme të lëvizjes në të gjithë vendin.
Luftimet filluan në 10 maj pas disa javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor të okupuar që kulmuan në përleshjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamas filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse. Të paktën 232 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, u vranë në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë. Izraeli ka thënë të paktën 150 militantë ishin midis atyre që u vranë në Gaza. Hamas nuk ka dhënë shifra të viktimave për luftëtarët.
Në Izrael 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, u vranë, thotë shërbimi i tij mjekësor. Ushtria izraelite thotë se më shumë se 4300 raketa u qëlluan në drejtim të territorit të saj nga militantët dhe se ajo goditi më shumë se 1.000 objektiva militantë në Gaza./ Përktheu dhe përshtati Gazeta Reforma- Marrë nga BBC