Më datë 3 qershor , pritet që Gjykata e Tiranës të jap vendimin për ish-efektivin e forcave “Shqiponja”, që akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës më 8 dhjetor 2020. Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Nevaldo Hajdarajt për gjykim të shkurtuar. Evektivi Hajdaraj akuzohet për “vrasje me dashje” dhe rrezikon nga 10 deri në 20 vite burg. Evektivi Hajdaraj akuzohet për “vrasje me dashje” të 25 vjeçarit Klodian Rasha, dhe rrezikon nga 10 deri ne 20 vite burg.
Rasha u vra mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020 nga oficeri i policisë së njësisë “Shqiponja”, pasi kishte thyer orën policore. Punonjësi i policisë e arsyetoi veprimin mbi faktin se Rasha nuk i ishte bindur thirrjes për të ndaluar dhe se dyshonte të ishte i armatosur.
Dëshmia
Nevaldo Hajdaraj ka pretenduar në dëshminë e tij pas ngjarjes se u kërcënua nga Klodian Rasha.
“Duke qenë se ai nuk e ndalte vrapin, unë gjatë ndjekjes vura re që ai shtetas diçka nxori nga brezi dhe po e mbante në dorë dhe duke vrapuar më lëshoi kërcënim… MOS U AFRO SE DO TË QËLLOJ”
“Ai u kthye dhe me dorën me sendin e dyshuar si armë në drejtimin tim. Në atë çast jam rrëzuar përtokë dhe ashtu i shtrirë bëra qitje në drejtim të këmbëve të këtij shtetasi duke pasur frikën se mos më qëllonte. Pastaj jam ngritur në këmbë dhe ai u tremb dhe u nis drejt një kthese dhe në errësirë, eca pak përpara dhe bëra qitjen e dytë pra ende pa u futur shtetasi në kthesë”.
Efektivi ka treguar se kur iu afruan Klodian Rashës së bashku me policin tjetër dëgjoi që ai rënkonte dhe se e kishte pyetur a kishte pyetur nëse kishte marrë ndonjë plumb, “por ai nuk mu përgjigj dhe kështu njoftova ambulancën”.