Një 67-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi tentoi të vriste një nga punonjësit e kompanisë që kryente punime në aksin rrugor Rrëshen- Rubik.
Autori i prangosur, Ded Doçi përplasi me makinë Nazmi Halila, pasi pretendonte se trualli ku po kryeshin hetimet ishte në pronësi të tij.
I lënduari nga përplasja, Halila u dërgua në spital për të t’u mjekuar dhe aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij. Ndërsa 67-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe ” Vetëgjyqësia”.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Mirditë
Tentoi të vriste një shtetas duke e përplasur me automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime ,në aksin rrugor Rrëshen- Rubik , ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H.,banues në Kukës. Shtetasi N.H.,pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe ” Vetëgjyqësia”., shkruhej në raportin e policisë.