Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në vendin tonë gjatë ditës së sotme do të vinë rreth 12 870 doza të vaksinës Pfizer. Ministrja nga qyteti i Kavajës ku ishte për vizitë ditën e sotme u shpreh se procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta.
Ajo tha se vaksinat Pfizer do të përdoren për kategoritë që janë në planifikim, por edhe për dozat e dyta me këtë vaksinë. Gjithashtu Manastirliu ka thënë se në vendin tonë deri në këto momente janë vaksinuar më shumë se 670 mijë qytetarë dhe mbi 210 mijë persona e kanë kryer dozën e dytë të vaksinës. Gjithashtu ministrja ka thënë se dozat e vaksinës Pfizer do të shpërndahen në të gjithë territorin, për të vijuar qoftë edhe me vaksinimin e kategorive të planifikuara, qoftë edhe për dozën e dytë të vaksinës.
“Janë vaksinuar më shumë se 670 mijë qytetarë, mbi 210 mijë e kanë kryer dozën e dytë të vaksinës.
Dua të informoj se procesi i vaksinimit po vijon me ritme të mira. Sot presim doza të vaksinës Pfizer, nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe mbështetjes së BE sot do të mbërrijnë në vend 12 870 doza të vaksinës Pfizer.
Do të shpërndahen në gjithë territorin për të vijuar qoftë me vaksinimin e kategorive të planifikuara qoftë me rivaksinimin, me dozat e dyta me këtë vaksinë”, tha Manastirliu.