Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka zhvilluar ditën e sotme inspektime në Prokurorinë e Fierit. Pas takimit me vartësit, Çela ka dhënë një prononcim për mediat, duke shtuar se ishte informuar se hetuesit kishin fokusuar maksimalisht tek krimet zgjedhore. Ndërsa shtoi se u kishte kërkuar edhe më shumë efikasitet për të zbatuar ligjin anti-Mafia, megjithatë sipas tij, prioritet ishin krimet zgjedhore.
Prononcimi për mediat:
Olsian Çela: Inspektimet për krimet zgjedhore. Është e rëndësishëm të tregohet interesi maksimal. arsyeja e dytë ka të bëjë me hetimet pasurore. Ka rëndësi për rritjen e efikasitetit dhe për zbatimin e ligjit anti-Mafia. Ka pasur kërkesa për krimet zgjedhore, Prokuroria po i vlerëson maksimalisht. Besoj shumë shpejt do të kemi rezultate që t’i bëhen të ditura publikut.
Qytetari: Të gjithë e kanë neglizhuar këtë çështje, akush nuk më ka thirrur. Kërkoj ndihmën tuaj.
Olsian Çela: Paraqisni pretendimet tuaja.
Ndryshe nga qytetet e tjera, në Fier kryeprokurori është pritur nga disa qytetarë, të cilët i kanë dorëzuar disa shkresa në dorë duke i kërkuar ndihmë për zbardhjen e dosjeve të tyre.
Pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeprokurori ka nisur një “tur” në disa prej Prokurorive më të rëndësishme në vend, duke vizituar atë të Elbasanit, Durrësit etj. Në çdo takim të tij me vartësit, Çela kërkon zbardhjen e pretendimeve për krimet zgjedhore