Skip to content
Kronikë

Makina aksidenton dy fëmijë dhe nënën e tyre në Fier, autori largohet nga vendngjarja

· 2 min lexim

Dy aksidente kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër tek “Ura e Peshkatarit”. Në Fier, një automjet ka përplasur një nënë bashkë me dy fëmijët e saj të mitur, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Të aksidentuarit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:35, në lagjen “Apollonia”, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasja E. B dhe fëmijët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Ndërkohë, në kryqëzimin e Fushë-Prezës janë përplasur dy automjete dhe si pasojë është dëmtuar një 35-vjeçare. Tek “Ura e Peshkatarit” një automjet ka marrë flakë  dhe si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 16.05.2021, ora 19:30, në kryqëzimin e Fushë- Prezës, janë përplasur dy automjete. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. K., 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 16.05.2021, rreth orës 19:40, tek Ura e Peshkatarit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues E. Sh., 50 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes