Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Mehmet Qemës te “5 Maji” nga shoku i tij Marjus Dema, rreth mesnatës së të hënës. Grupi hetimor ka marrë dëshminë edhe të një pronari servisi makinash i cili ndodhet pranë vendngjarjes. Në dëshminë e tij, pronari i servisit ka thënë nuk ka dëgjuar krismë, pasi ishte duke punuar, por më pas kishte dalë jashtë dhe kishte parë disa djem të largoheshin në drejtime të ndryshme. Sipas tij autori ka qenë i shtrirë në tokë dhe po qante, duke bëritur “o çfarë bëra më vdektë goca”.
“Ai vetë ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar asnjë krismë pasi ishte në servis dhe kishte dalë jashtë duke u afruar për të parë se cfarë kishte ndodhur. Ai tregon se kishte parë disa djem që po largoheshin në drejtime të ndryshme, kishte parë edhe një person që quhej Marius, ishte i shtrirë dhe po qante po bërtiste po fliste përcart, ‘o cfarë bëra më vdektë goca’, dhe fliste në telefon. Kishin dalë edhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar situatë alarmante mesa kishte parë. Marius me mbiemër Dema, mesa dinte ai, punonte në call center te lokali të shtëpia e bardhë.” thuhet në dosjen hetimore.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg“ për autorin Marjus dema dhe “arrest shtëpie“ për personat e tjerë pasi nuk kanë kallëzuar krimin. Sot pritet vendimi i gjykatës.