Një grabitje që përfundoi me vrasje ka tronditur shtetin fqinjë!Mediat greke kanë rindërtuar skenën e krimit në banesën e çiftit në Glyka Nera. Sipas gjetjeve, njëri nga tre autorët e vrasjes e mbylli gojën e vajzës me copa lecke, por në të njëtën kohë i mbante mbyllur gojën dhe hundën, duke i marrë jetën nga asfiksia.
Dy ekipet e Policisë greke që kanë ndërmarrë hetimin e krimit të pabesueshëm kanë në zotërim shenjat e gishtave dhe të dhëna nga ADN-ja e autorëve të krimit për të bërë të mundur identifikimin e tyre. Deri më tani dyshohet se kanë të bëjnë me mafian shqiptare ose atë gjeorgjiane por pa kapjen e autorëve nuk ka ende të dhëna zyrtare. I vetmi dëshmitar i ngjarjes është bashkëshorti pilot 32-vjeçar, Haralambos Anagnostopoulos.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë, ku katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe torturuar bashkëshortin e saj. Gruaja 20-vjeçare u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohës. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.