Një nga figurat më të përfolura sidomos kohëve të fundit ka qenë edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, njëkohësisht sekretar i Përgjithshëm i partisë, Taulant Balla ka qenë i pranishëm në një takim të rëndësishëm.
I ftuar në Spanjë, Balla do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane që po zhvillohet në Madrit dhe mesa duket e paska marrë seriozisht detyrën që i është caktuar.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Balla ka thënë se tashmë ka ardhur kohë që të promovohet drejtësi, liri dhe qëndrueshmëri në Evropë. Të thëna këto në një kohë që skandalet në sistemin e drejtësisë janë duke dalë çdo ditë e më shumë, merr një formë tjetër kuptimi.
Megjithatë presim fjalën e Ballës, e cila do të mbahet ditën e nesërme sipas programit të përcaktuar dhe le të dëgjojmë fjalët e tij rreth çështjeve që ndoshta nuk cenojnë drejtpërdrejt Shqipërinë, por Evropën.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Kongresi i zgjedhjeve të PES PSE (Partitë Evropiane Socialiste) në Madrid. Është koha që në të gjithë të promovojmë drejtësi, liri dhe qëndrueshmëri në Evropë. Shqipëria ka bërë hapa me rëndësi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sigurisht që ne socialistët do të vazhdojmë që të kemi rolin drejtues të këtij procesi historik”, shkruan Balla.