Skip to content
Rajoni

Vuçiç takim me përfaqësuesit e Serbisë në Kosovë: Shqiptarët duan që të përfshijnë serbë në ushtrinë të Kosovës

· 1 min lexim

Dita e sotme mund të ketë qenë e rëndësishme kjo sepse Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç ka qenë sot në Kosovë, konkretisht në Rashkë, për të takuar përfaqësuesit e serbëve.

Ka qenë një takim i gjatë dhe sipas Vuçiç ka qenë frytdhënës pasi ka thënë se shqiptarët duan që të përfshijnë sa më shumë serbë nga Kosova në ushtrinë e Kosovës.

Në intervista për median serbe , Vuçiç ka thënë se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për herë të parë i janë ankuar se nuk ka mallra serbe në raftet në Shtërpcë, Graçanicë dhe në pjesët tjera të Kosovës, për shkak të futjes së tarifave 100 % për prodhimet serbe.

“Kërkova që të gjithë serbët mos të shkojnë në ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

Gjithashtu mediat serbe raportojnë se  në takim kanë qenë të pranishëm edhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetari Igor Simiq.