Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka bërë me dije këtë të hënë lajmin se vaksina amerikane Johnson & Johnson do të përdoret për të vaksinuar të gjithë të rriturit në Gjermani.
Ai ndër të tjera ka theksuar se të gjithë qytetarët mund ta marrin këtë vaksinë me këshillën e mjekut.
Rregullatori i barnave në Evropë e ka miratuar vaksinën Johnson & Johnson muajin e kaluar, pasi shqyrtoi rastet e rralla të mpiksjes së gjakut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjermania, ndërsa po lëviz për t’u ofruar qytetarëve të saj vaksinën Johnson&Johnson, gjithashtu kujtojmë se javën e kaluar hoqi të gjitha kufizimet për vaksinën AstraZeneca.
Vaksinimi me AstraZeneca ishte caktuar veçanërisht për moshat mbi 60-vjeç, pas raporteve shumë të rralla, por ndonjëherë fatale të mpiksjes së gjakut.
Ministri gjerman theksoi se këto vendime të ndërmarra nga Gjermania, pasqyrojnë përparimin e vendit për të vaksinuar të moshuarit, duke shtuar se ai priste se personat e moshës mbi 60 vjeç që kishin dëshirë të vaksinoheshin t’u ofrohej një dozë deri në fund të majit ose në fillim të qershorit.Ministri i Shëndetësisë, Sphan ka parishikuar ndër të tjera se deri në fund të muajit qershor rreth 10 milionë doza të vaksinës Johnson&Johnson pritej të mbërrinin në Gjermani.