Kanadaja ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer coronavirus për fëmijë nga mosha 12 deri në 15 vjeç. Kështu Kanadaja bëhet vendi i parë që e bën këtë për atë grupmoshë. Ministria e shëndetësisë e vendit e mori vendimin bazuar në të dhënat nga provat klinike të fazës së tretë mbi fëmijët që kanë këtë moshë.
“Departamenti përcaktoi që kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive kur përdoret në këtë grupmoshë më të re,” tha një këshilltar në ministri. Pfizer thotë se vaksina e saj funksionon mirë në grupmoshën.
Kanada tashmë ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer tek njerëzit mbi 16 vjeç. Vendi ka regjistruar më shumë se 1.2 milion raste koronavirus dhe afërsisht 20% e tyre kanë qenë në njerëz nën moshën 19 vjeç.
Rreziku i fëmijëve për t’u sëmurur shumë ose për të vdekur me Covid-19 është i vogël, dhe gjatë gjithë pandemisë ata shumë rrallë kanë nevojë për trajtim spitalor.
Si pjesë e aprovimit të vaksinës, Pfizer do të duhet të vazhdojë të sigurojë informacione për ministrinë e shëndetësisë të Kanadasë mbi sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë e vaksinës tek ata të moshës 12 deri në 15 vjeç.
Marsin e kaluar, Pfizer tha se rezultatet fillestare nga provat e vaksinës së saj në këtë grupmoshë treguan efikasitet 100% dhe një përgjigje të fortë imune. Presidenti i SHBA Joe Biden paraqiti planet për të lejuar vaksinat për personat 12-15 vjeç sa më shpejt të jetë e mundur. Media amerikane ka raportuar se autorizimi mund të vijë që në javën e ardhshme.