Kina e ka festë publike nga 1 deri në 5 maj dhe për këtë arsye këtë fundjavë dhjetëra miliona njerëz udhëtuan nëpër vend. Rreth 265 milionë udhëtime pasagjerësh janë parashikuar zyrtarisht gjatë kësaj periudhe dhe sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua, gjatë dy ditëve të fundit, numri i udhëtimeve të pasagjerëve ka tejkaluar nivelet para-pandemike dhe rekordet e thyera.
Mediat kineze sot kanë publikuar pamje që tregojnë turma njerëzish në vendet e njohura turistike si Muri i Madh, Sheshi Tienanmen dhe Liqeni Hangzhou Perëndimor. Shumë njerëz mund të shihen me maska vënë edhe pse ky nuk është një rregull i detyrueshëm. Në shumë site kërkohen tashmë teste negative për Covid-19 në mënyrë që të lejohet hyrja.
Kinezët janë përgjithësisht të bindur se ekziston rrezik i kufizuar i një shpërthimi të mundshëm epidemik, duke qenë se vendi nuk ka raportuar ndonjë rast të ri të transmetuar në mënyrë komunitare prej disa ditësh.
Por ky nuk është festivali i vetëm që zhvillohet në Kinë. Në Pekin festimet zgjasin 5 ditë, aq sa edhe festa kombëtare. Vendi komunist duket se e ka lënë pas njëherë e përgjithmonë situatën pandemike, me raste të infektuarish që vijnë kryesisht nga jashtë.
Dje u raportua për vetëm 16 të infektuar të rinj, por kjo nuk përbën shqetësim për autoritetet.