Kandidati për deputet në Qarkun e Fierit, i partisë Aleanca Demokracia e Re, Andi Turhanaj e drejtuar nga Myslim Murrizi, ka kryer një kallëzim penal në Policinë e Fierit për një kërcënim ndaj tij.
Në një prononcim për mediat ai ka treguar se mesditën e së premtes, pasi ishte shprehur se i janë vjedhur votat, e kanë kërcënuar dy persona. Andi Turhanaj thotë se e kanë paralajmëruar të heqë dorë nga pretendimet për vjedhjen e votës. Ai shprehet se pas numërimit të votave shumë prej votave të tyre ishin bërë të pavlefshëme dhe për këtë arsye ai ka ndërmarr edhe iniciativën për të bërë kallëzim penal. Turhanaj thotë se pasi ka dalë nga Policia dy persona e kanë pritur mbrapa një pallati e prisnin dy persona, të cilët e kishin kërcënuar që të hiqte dorë sose “do të zhdukim”, më pas ai thotë se është ofenduar dhe sharë nga personat në fjalë.
“Pas numërimit të votave, shumë vota tonat ishin bër abstenim. Deklarova se kësaj gjëjë do i shkoja dëri në fund sepse isha i bindur për njerëzit që më mbështeten. Prapa pallatit më prisnin dy persona. Njëri ishte mbrapa, tjetri mu afrua dhe më tha ‘hiq dore ose do të të zhdukim’, pastaj më shanë dhe ofenduan”, shprehet Turhanaj. Sipas tij, shkak mund të jenë bërë deklaratat e tij ku pretendon se janë manipuluar votat, teksa është shprehur se çështjen do ta çojë edhe në prokurori.