Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me urimet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 25 prillit. Milaim Zeka ka shkruar se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti para kryeministrit Edi Ramës, janë si “fabula e krimbit me shqiponjën”.
Ndër të tjera ai ka thënë se Vjosa Osmani është e mbushur me urrejtje për faktin që Presidentja e Kosovës nuk e ka përmendur Edi Ramën në emër kur ka dërguar telegramin e urimit në drejtim të Partisë Socialiste, për fitoren në zgjedhje. Ndër të tjera Milahim Zeka ka shkruar se Vjosa është “sikur me pas qenë çika e Saliut”.
Postimi i Milaim Zekës:
Vjosa dhe Albini perpara Edi Rames, jane si fabula e krimbit me shqiponjen. Presidentja e vendit, une po ia permend emrin, Vjosa Osmani, ka qene dhe vazhdon te jete e mbushur me urrejtje. Eshte sikur me pas qene çika e Sali Berishes. Eshte e ziere ne kazanin e urrejtjes. Krejte shkallet e karrieres politike i ka ngjitur jo vetem duke i sha kundershtaret politik, por edhe ata qe e kane perkundur ne djepin e politikes brenda LDK-se.
Dje ka derguar nje telegram per zgjedhjet ne Shqiperi, ama emrin e Edi Rames, nuk ja beri zemra me e permend. Personalisht kam dashur ndryshimin ne Shqiperi, edhe pse i bindur kam qene qe ‘Rama ik’ nuk do te ndodhte. Pas fjalimit te Edi Rames, koxha jam i bindur qe Edi do beje ndryshimin. Ftesa e tij per PD eshte shpresedhenese.
Sidoqofte, Vjosa me Albinin, perpara Edi Rames jane sikur krimbi perpara shqiponjes. Tek po zvarritej krimbi neper livadh, u leshu shqiponja qe ta hante. Mos me ha o shqiponje, se eshte turp per ty te mirresh me nje krimb. Shqiponja e fali, po krimbi duke u zvarritur, pas shume muajsh u ngjite ne majen e nje bjeshke. Ishte shtri mbi nje guri dhe po rrezitej. Shqiponja e pa dhe ju sul qe ta hante perseri. Mos me ha o shqiponje, se po me duket vetja sikurse ti…!
Kjo deklaratë vjen pas postimit që ka bërë ditën e djeshme Vjosa Osmani, për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më 25 prill. Ajo që vihej re në letrën publike të Vjosa Osmanit ishte fakti që nuk kishte përmendur kryeministrin Edi Rama.