Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy drejtues mjetesh të cilët u përfshinë në një aksident me pasojë vdekjen e një 60 vjeçareje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme.
Sipas uniformave blu bëhet, me dije se të arrestuarit janë shtetasja M.K. 60 vjeçe e cila duke drejtuar mjetin tip “Lancia” në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P., 45 vjeç ku si pasojë ka humbur jetën shtetasja me iniciale Sh.Ç.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. K., 60 vjeçe, banuese në Durrës, si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. P., 45 vjeç, banues në Krujë, pasi ditën e djeshme, në autostradën Durrës-Sukth, shtetasja M. K., duke drejtuar mjetin tip “Lancia” në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P., e për pasojë ndërroi jetë pasagjerja në mjetin tip “Lancia”, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.
A. H., 40 vjeç, banues në Prezë, Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Krujë – Fushë Krujë, është përplasur me një tjetër mjet, duke i shkaktuar dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.