Për Partinë Demokratike, Aleanca për Ndryshim do të fitojë këto zgjedhje. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokraitke, Floriana Garo, u shpreh se në fund të numërimit të votave, qytetarët shqiptarë do të shikojnë fitoren e Partisë Demokratike.
Garo bën thirrje për durim, duke theksuar se çdo votë do të numërohet dhe çdo zë do të dëgjohet. Gjithashtu, Garo thekson se qytetarët e Shqipërisë do të shohin shumë shpejt se sa e madhe do të jetë fitorja e Partisë Demokratike në këto zgjedhje.
“Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim”, tha fillimisht Garo. Më pas, zëdhënësja shtoi: ”Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme.
Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve. Ne jemi absolutisht të sigurt se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë. Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht”, u shpreh Garo.
Dumani zbulon sektorin/ Ku i investon krimi i organizuar paratë
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka zbuluar mbrëmjen e sotme sektorët kryesorë ku investohen paratë e krimit të organizuar. Në...